Haradinaj shkon për të bërë Bajram në BIK, ky është mesazhi i tij

09:26 | 04 Qershor 2019

Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur dyertë për të pritur mysafirë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ndër mtsafirët e parë ka qenë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai u prit nga Myftiu Naim Tërnava.
Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj ka shprehur urimin e tij për qytetarët e besimit myslimanë.

“E kam nderin që edhe në emër të Qeverisë së Kosovës që të uroj Mytfiun Tërnava, të gjithë kolegët e Bashkësisë Islame dhe besimtarët mysliman të Kosovës, festën e Fitër Bajramit. Kemi pas rastin që gjatë muajit të Ramazanit me qenë bashkë me përjetua një ndjenjë tjetër të solidaritetit dhe respektit të ndërsjellët. Detyra e institucioneve tona është që të mundësoi lirin e besimit, që ta zbatojnë besimin në bazë të bindjeve të tyre”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në fund përcolli urimet më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Komento: