Manchester United me super transferim nga Serie A

09:44 | 04 Qershor 2019

Manchester United ka nisur përgatitjet për sjelljen e lojtarëve të ri në afatin e verës.

Kalidou Koulibaly mbetet një nga qendërmbrojtësit më të fortë në qarkullim e jo më për shërbimet e tij janë vënë në rresht klubet më të mëdha europiane.

27-vjeçari ka muskuj, centimetra dhe shumë cilësi, parametra që i ka shfaqur sidomos në sezonin e fundit me Napolin.

Çmimi i qendërmbrojtësit të përfaqësueses së Senegalit është rritur ndjeshëm, aq presidenti Aurelio De Laurentiis për ta lejuar largimin e tij kërkon jo pak por 150 milionë euro.

Manchester United, klub që kërkon të gjejë rrugët e ringritjes pas një sezoni zhgënjyes, është i fiksuar për Koulibaly dhe është gati të shpenzojë 95 milionë euro për kartonin e tij, një shumë paksa më e lartë se oferta që Reali i Madridit ka bërë në të kaluarën për futbollistin.

Diferenca mes ofertës së “Djajve të Kuq” dhe kërkesës së Napolit është ende e madhe, por merkatoja sapo ka nisur dhe sigurisht që do të bëhen lëvizje të tjera që palët të përafrohen në qëndrime.

Komento: