Pamje mahnitëse nga momentet kur u fal Fitër Bajrami

10:07 | 04 Qershor 2019

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava kërkon unitet, edhe politik, vende të reja pune, përballje me gjendjen e rëndë ekonomike, luftë kri mit dhe korrupsionit, kështu sipas tij, që të angazhohemi për të mirën e vendit me mirëqenie për të gjithë.

Atdheu, thotë ai, është edhe amanet i dëshmorëve dhe nuk duhet larguar prej tij.

Tërnava i ka bërë thirrje edhe popullit por edhe politikanëve që të reflektojnë për të mirën e atdheut, për mirëkuptim dhe besim, pasuri këto të çmuara të kombit dhe fesë tonë.

“Fjala atdhe-vatan është fjalë të cilën e do zemra dhe buron prej saj, Kosovë është fjalë e pa zëvendësuar e cila është e mishëruar me shpirtin, zemrën dhe mendjen tonë, ndaj të mos e lëmë, të mos largohemi, të mos migrojmë por të punojmë për ditë më të mira të atdheut tanë.Do të doja që fjalët e mia të dëgjohen si thirrje për të gjithë ne, për popull e qeveri që të reflektojmë në të mirë dhe për të mirën e atdheut, të krijohen mundësi të reja për punësim të rinis sonë, në mënyrë që ata të mos e marrin botën në sy, që tek të rinjtë tanë të mos fitohet përshtypja se ky vend është i pa perspektivë, e fatin e tyre për një jetë më të mirë të mendojnë se mund ta gjejnë vetëm duke u larguar nga Kosova, por edhe trojet tona tjera shqiptare”, thotë ai.

Komento: