
Julen Lopetegui është bërë me skuadër të re.
Ai tashmë zyrtarizuar si trajner i ri i Sevillas.
Julen Lopetegui është trajner i ri i Sevillas. Ish selektori i Spanjës ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga La Liga.
Lopetegui rikthehet si trajner pas shkarkimit nga aventura dëshpëruese në krye të Real Madridit.
Ai është pasardhës i Joaquin Caparros te Sevilla në përpjekje të nisë një tjetër epokë të suksesshme te skuadra e njohur spanjolle.
Drejtori sportiv Monchi ka vendosur që t’ia besojë postin e trajnerit Lopeteguit i cili në karrierën e tij ka arritur rezultate të mira edhe me skuadrat e grupmoshave të reja të Spanjës si U-19 dhe U-21.
Prezantimi i tij do të bëhet të mërkurën