Interi arrin marrëveshjen e madhe

13:08 | 04 Qershor 2019

Duket se skuadra e Interit është pranë një marrëveshje të madhe.

Inter thuhet se kanë rënë dakord me Nicolo Barellan, por janë ende 10 milionë euro larg nga çmimi i kërkuar nga Cagliari.

Sipas Corriere dello Sport, një kontratë pesëvjeçare është përgatitur për Barellën, preferenca e të cilit është Interi.

Megjithatë, gazeta pajtohet me Sky Sport Italia në atë që Cagliari nuk do të pranojë më pak se 45-50 milion euro për mesfushorin.

Problemi mbetet te ‘Zikaltrit’ që nuk ofrojnë më shumë se 30-35 milion euro për të.

Por pavarësisht dëshirës së tij të madhe për ta veshur fanellën e Interit, Barella mund të konsiderojë një lëvizje larg nga Italia.

Kësisoj, ekipi që vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e tij mbetet Chelsea.

Komento: