Nuk ka kush që e ndal Realin, ylli i madh kryen testet mjekësore

19:15 | 04 Qershor 2019

Real Madridi, nuk ka kush që e ndal.

Ferland Mendy është lojtari i radhës i Real Madrid. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Sikurse raporton L’Equipe, 24 vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore.

Konkurenca është shtuar në krahun e majtë, pasi me mbërritjen e Mendy në krahun e majtë, aty janë Marcelo dhe Reguilon. Mbetet për t’u parë si do të menaxhohet kjo situatë.

Sot, po ashtu është zyrtarizuar edhe sulmuesi Luka Joviç, i cili firmosi një kontratë 5 vjeçare me 13 herë kampionët e Europës.

Komento: