Ylli i madh i thotë “JO” Milanit, preferon një klub të madh

21:17 | 04 Qershor 2019

Mesfushori i Sampdorit, Dennis Praet ka hedhur poshtë thashethemet që e lidhin atë me një kalim te Milanin, por hapi derën për një klub të madh.

Praet ka qenë i lidhur me një kalim te Milani dhe mesfushori dha mesazhe të përziera për të ardhmen e tij, përcjell ORAinfo.

“Kam lexuar lajmet për Milanin, por ata janë ende vetëm fjalë”

“Gjithmonë kam thënë që ëndrra ime është të bëjë një hap përpara. Nëse kjo ishte një zgjidhje e mirë për Sampdorian, do të doja të shkoj në një klub të madh në një nga katër ligat më të mëdha evropiane “, tha ai për Het Laatste Nieuws./ORAinfo/

Komento: