Hoxhë Rama: Rregullat e kësaj bote nuk vlejnë për Zotin

21:36 | 04 Qershor 2019

Hoxhë Enis Rama ka folur për Zotin gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7. Ai ka thënë se “rregullat e kësaj bote nuk vlejnë për Zotin”.

Zoti “nuk fle dhe nuk ha”, është shprehur ai më tej.

“Sido që të mendoni Zotin, ai del ndryshe. Domethënë imagjinata juaj kurrë nuk mund të arrijë deri në atë pikë sa të dihet se si duket Zoti”, ka thënë Rama.

“Zotin nuk e ka parë asnjë pejgamber”, ka deklaruar hoxha në T7. “Është e pamundshme të shihet”, është shprehur ai

Komento: