Frika e Rakiqit për Mitrovicën: I lutet Bahtirit, mos e bashko atë

21:48 | 04 Qershor 2019

Ka më shumë se një javë që zyrtarisht është përzgjedhur kryetar i Mitrovicës Veriore. Por Goran Rakiq ende nuk është betuar para kuvendit komunal.

Ani pse të enjten e kaluar është dashur të kryhet kjo procedurë kryetari që vije nga radhët e Listës Serbe thotë se nuk do heqin dorë nga posti i tyre, të paktën jo tani.

“Betimin do ta bëjmë këto ditë sepse në të kundërtën prishtina do të ndërmerrte masat e përkohshme dhe në vendin tonë do të bie njerëz tjerë…kështu që ditët në vijim pres të nënshkruajmë dhe të pranojmë detyrën e kryetarit, ndërsa për vendimet tona të ardhshme nëse do të japim dorëheqje ose jo, do ta informojmë publikun”.

I pari i Mitrovicës Veriore foli edhe për aksionin që pati në veri javën e kaluar. Rakiq tha se një ndërhyrja nga Rosu ishte e panevojshme.

Sipas tij kontrabanda atje nuk ekziston, është vetëm një furnizim me ushqim.

“Aksioni i ROSU-së vërtetë ka qenë brutal dhe me përdorim të forcës së tepruar. Ne jo vetëm që e gjykojmë një akt të tillë por kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të ndalojnë përdorimin e dhunës së tepruar sepse askund në botë në mënyrë të tillë nuk rrahën njerëzit nuk arrestohen vetëm për shkak se janë serbë. .. sepse janë rrahur pleqtë, fëmijët….Personalisht mendoj se nëse dikush përpiqet të sjellë gjërat elementare për familjet e tyre siç janë keksat dhe të ngjashme, kjo nuk është kontrabandë.. nëse dikush dëshiron të ketë bukë ujë që unë dëshiroj edhe shqiptarët të kenë.. do të thotë populli serb po kërkon atë që kanë edhe shqiptarët…me një fjalë duam që edhe fëmijët tanë të kenë atë që kanë fëmijët shqiptarë:.

Rakiq përmes kësaj interviste në T7 i ka dërguar mesazh kolegut të tij nga jugu, Agim Bahtirit i cili po mundohet ta bashkojë Mitrovicën.

“Unë lus Bahtirin dhe qytetarët që jetojnë në jug që mos të bien pre e provokimeve sepse nuk mund të vij deri tek bashkimi derisa të dyja palët nuk tregojnë gatishmëri për një gjë të tillë. Do të thotë, Mitrovica Veriore nuk dëshiron të bashkohet me Mitrovicën Jugore, dëshiron të jetojë e qetë në këto hapësira por pa ndonjë bashkim….”.

Rakiq ka folur edhe për taksën që i është vënë produkteve serbe. Ai thotë se mallrat serbe ende janë të pranishme nëpër marketet në veri.

Komento: