Milanit i del një problem për transferimin e trajnerit të ri

08:46 | 05 Qershor 2019

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero komentoi për spekulimet e fundit të transferimit që rrethojnë menaxherin e tij Marco Giampaolo dhe sulmuesin Fabio Quagliarella.

Giampaolo raportohet të jetë kandidati kryesor për punën e Rossonerëve, përcjell ORAinfo.

“Unë fola me Giampaolo, ai ka një kontratë dhe tani ai është në pushime, unë do të takoj atë të hënën kur do të vendosim shtigjet tona. Të mbajë dikë që nuk e do Sampdorianën dhe nuk dëshiron të qëndrojë në klubin tim, këtë nuk e dëshirojë. Është dikush që duhet të më telefonojë (Nëse Milan e dëshiron atë) ata duhet të më thërrasin. Le të pyesim përsëri të martën” , tha ai gjatë Çmimit të Liderit të Futbollit në Napoli të martën në mbrëmje.

Ndërkaq, në Milan po e shohin Marco Giampaolo si trajner të duhur të klubit të rosonerëve. /ORAinfo/

Komento: