Po e kërkon gjithë Evropa, ylli i madhi thotë “PO” Juventusit

09:43 | 05 Qershor 2019

Sipas Sky Sport, Juventusi ka arritur një marrëveshje verbale me yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa.

22-vjeçari ka zgjedhur Juventusin, por Fiorentina ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër, përcjell ORAinfo.

Chiesa njoftohet se ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me 5 milionë euro një vit me Zonjën e Vjetër.

Rocco Commisso është në bisedime për të blerë Fiorentinën nga familja e Della Valle./ORAinfo/

Komento: