Ja çka ndodhi për Bajram

10:26 | 05 Qershor 2019

Dje në gjithë kosovën është festuar Fitër Bajrami.

Gjatë ditës së djeshme kur u festua Fitër Bajrami në Kosovë kanë ndodhur 31 aksidente.

Prej këtyre aksidenteve, 18 me të lënduar, ndërsa 13 pa të lënduar.

Sa u përket tiketave, kur ditëve tjera kalon njëmijëshen, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar vetëm 222 gjoba.

Kurse, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar katër persona, dy prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

Komento: