Kryeministri Haradinaj niset për Berlin, zbulon çka do të diskutojë me Angela Merkel

11:24 | 05 Qershor 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj njofton se sot do të udhëtojë për në Berlin, ku atje do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tregon se cili është qëllimi i takimit.

Të nderuar qytetarë,

Sot do të udhëtoj në Berlin për një vizitë një ditore gjatë të cilës do të takoj Kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jem pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin.

Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike.

Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.

Komento: