Njihuni me rugovasin që ka shkurorëzuar rreth 100 çifte dhe i ka dënuar me 25 mijë euro

13:41 | 05 Qershor 2019

Kanuni i Lek Dukagjinit vazhdon të jetë shumë prezent në rajonin e Dukagjinit.

Rrahman Lajqi është pleqnar, te të cilët njerëzit shkojnë për t’iu ndarë drejtësia sipas Kanunit.

Lajqi, tregon se te ai shkojnë çiftet të cilat e zgjedhin kanunin para gjykatave.

Ai thotë se deri tani ka ndarë rreth 100 çifte, ndërsa tregon se ka raste kur ai edhe dënon njerëz me shuma të mëdha parash, pasi e konsideron se janë fajtorë.

“I kam bërë 93 shkurorëzime. Kam dënuar shumë njerëz. Varet se cili i ka fajet a gruaja, a burri”, ka thënë Lajqi në Frontal.

“Ka pasur raste që kam dënuar njerëz deri më 25 mijë euro. Nëse dikush e ka marrë një vajzë shqiptare e ka dërguar në banesë e ka mshelë për tre muaj, e më pas gjermanen, a austriaken a ckado, me fëmijë në një banesë tjetër, kjo nuk shkon”, ka shtuar ai.

Komento: