Deputetët e Kuvendit të Kosovës vizitojnë Luginën e Preshevës

14:12 | 05 Qershor 2019

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë duke vizituar tri komunat shqiptare në Luginë të Preshevës.

Gjatë kësaj vizite ata do të takohen me qytarët të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kjo vizitë është duke u bërë me qëllim për t’u njohur nga afër me zhvillimet dhe kushtet e tyre në administratë, të pushtetit lokal, të mediave, zhvillimit të arsimit, njohjen e diplomave, furnizimin me literaturë dhe libra për nxënës të shkollave atje, etj.

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi në një postim në Facebook ka treguar se janë takuar me personelin e shkollës fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë të Medvegjës.

“Takim me personelin e shkollës Zenel Hajdini në Tupalë të Medvegjës, në kuadër të vizitës në Luginë e Preshevës”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, delegacioni i përbërë nga tetë deputetë të Kuvendit të Kosovës do të qëndroj për dy ditë radhazi në tre komunat e banuara me shqiptarë në Serbi.

Komento: