Prokuroria i bën ekspertizën fotografisë të publikuar nga Brovina, ky është rezultati

14:42 | 05 Qershor 2019

Kosova javë me parë ishte tronditur nga një skandal ku deputetja e PDK-së kishte publikuar një foto para mediave duke thënë se ajo ishte bërë gjatë luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhun,imin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale përmes në njoftimi për media ka thënë se fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar.

Kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë.

“Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhu,nës sek suale gjatë luftës në Kosovë”, thotë prokuroria.

Komento: