Një i lënduar nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

20:56 | 23 Nëntor 2025
Një i lënduar nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Vetura e përfshirë në këtë aksident është me targa vendore”.

“Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF Prizren dhe sipas mjekut kujdestar nuk ka lëndime të rënda”.

Komento: