Gjendet mbi 1 kg drogë në Babush të Ferizajt, arrestohen tre të dyshuar

09:56 | 25 Nëntor 2025
Gjendet mbi 1 kg drogë në Babush të Ferizajt, arrestohen tre të dyshuar

Tre persona janë arrestuar në Babush të Ferizajt për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge”, “Mbajtje në pronësi kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

Policia, gjatë kontrollit në shtëpitë dhe veturat e të dyshuarve, ka gjetur dhe konfiskuar 1.314 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 24.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një armë zjarri, dy karikatorë 36 fishekë, para të gatshme 3750 euro dhe 20 funta, tre telefona, dhe dy çanta.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre, në veturat e tyre dhe shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 1.314 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 24.4 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një armë zjarri revole, dy karikatorë 36 fishekë, para të gatshme 3750€ dhe 20 funta, tre telefona, dhe dy çanta. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Komento: