Shtyhet mbledhja e KGJK-së

10:26 | 25 Nëntor 2025
Shtyhet mbledhja e KGJK-së

Mbledhja e 356-të e planifikuar për në orën 9:00 nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) u shty pasi kryesuesi Albert Zogaj konstatoi se nuk ka kuorum.

Sipas Zogajt, në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ishin vetëm tetë anëtarë. Rrjedhimisht, mbledhja u shty për orën 13:00.

“Meqë nuk kemi kuprum, mbledhja shtyhet për orën 13:00”, tha Zogaj.

Kësisoj, Zogaj kërkoi nga stafi që të dërgohen ftesat tek anëtarët e Këshillit që të jenë në mbledhje në këtë orar të orës 13:00.

Në mbledhje munguan Ahmet Imami, Artan Abazi dhe Teuta Ibrahimi.

Komento: