Shpërthen zjarri në një biznes, çfarë ndodhi brenda mobilerisë?

12:26 | 27 Nëntor 2025
Shpërthen zjarri në një biznes, çfarë ndodhi brenda mobilerisë?

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në një mobilier në fshatin Greme të Ferizajt. Sipas policisë rasti është raportuar nga pronari i objektit, një mashkull kosovar, i cili ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pas vërejtjes së flakëve.

Policia tha se në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, ekipet e zjarrfikësve si dhe ato të KEDS-it.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

“Fsh. Greme, Ferizaj 26.11.2025 – 21:35. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në mobilierinë e tij ka shpërthyer një zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it. Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Komento: