
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media foli për buxhetin e komunës së Prishtinës
Ai ka thënë se atë që nuk e bëri LDK-ja dhe Abdi
“Sa i përket buxhetit të tri komunave të pamerituara. Dhe kjo ka qenë një çështje e cila është trajtuar në seancën e jashtëzakonshme ka qenë si pikë e rendit të ditës. Ne u kemi bërë ftesë partive opozitare, pro sic e dini e kanë refuzuar pjesëmarrjen fillimisht me arsyetimin që nuk ishte kushtetuese por pastaj doli që ka pasë diskutime dhe thanë që kemi qenë të gatshëm të marrim pjesë pro kushti i tyre ka qenë që data e zgjedhjeve të jetë 14 dhjetori në mënyrë që t’i pamundësohet diasporës ë vijë e të votojë. Sa i përket asaj çka po ndodhë më vjen mirë që po i vjen fundi farsës së prezantuar tash e disa ditë nga ana e Komunës së Prishtinës sa i përket edhe mjeteve dhe të hyrave vetanake mund të shfrytëzohen për të paguar faturat e mbetura. Edhe sot është seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal e cila do të miratojë alokimini e mjeteve vetanake të cilat mund të shfrytëzohen për të paguar faturat e prapa mbetura të trafikut urban por edhe operatorëve tjerë privatë. Duhet të theksoj faktin që ky ka qenë një problem i vetëshkaktuar , pra ska pasë të bëjë fare me buxhet. Komuna e Prishtinës e ka pasur të alokuar buxhetin sa i përket kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, pra ka qenë tejkalimi i buxhetit ai që e ka shkaktuar buxheti. Kryetari i Komuëns së Prishtinës ka hyr në obligime pa mbulesë buxhetore, gjë që është shkelje e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe do të duhet të jepte llogari për këtë çështje. Pra ka shkelë ligjin për ngjarjen buxhetore, dhe menaxhimit të financave publike duke hyr në obligime pa mbulesë, duke liruar kategori të caktuar të qytetarëve për të mos paguar bileta dhe ka marrë përsipër ato obligime si komunë, pa e pasë buxhetin”, tha ai në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë.