Dy persona të lënduar në aksident trafiku në Ferizaj

20:56 | 28 Nëntor 2025

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete, i cili ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, të lënduarit ishin pasagjerë në motoçikletë dhe kanë pësuar lëndime trupore.

“Në ora: 18:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj ka ndodhur aksident trafiku, të perfshirë janë një motoçikletë. Lëndime trurpore kanë pesuar dy persona (që ishin në motoçikletë)”, tha ai.

Komento: