
Lumi Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e kësaj partie në Prizren, duke i falënderuar ata për pritjen e ngrohtë.
Abdixhiku ka thënë se atje, ai ka parë gjallërinë e një qyteti që flet kulturë e histori.
Postimi:
Një takim me strukturat tona në Prizren, dhe një shetitje në këtë qytet të bukur që gjithmonë të jep energji e frymëzim.
Faleminderit të gjithëve që po e bëni LDK-në forcën e shpresës. Faleminderit për pritjet e ngrohta dhe për një ditë që na mbushi me gjallëri e besim. Le ta çojmë këtë mobilizim deri në festën e dhjetorit.
Sot pashë gjallërinë e një qyteti që flet kulturë e histori; një qyteti që e di rrugën e vet.
Por mbi të gjitha, sot pashë diçka të rëndësishme: gatishmërinë e njerëzve tanë për t’u ngritur, për t’u bashkuar, dhe për t’i dhënë vendit qeverisjen e dinjitetshme që e meriton.