Adelina Tahiri e kujton Shpatin me këtë foto ku shihen të përqafuar

21:05 | 29 Nëntor 2025

Në prag të ceremonisë së varrimit që do të mbahet nesër, Shpat Kasapi po kujtohet nga shumë miq dhe bashkëpunëtorë të tij të afërt.

Ndër ta është edhe këngëtarja Adelina Tahiri, e cila ka ndarë një foto me artistin.

Në imazh ata shihen të përqafuar, një moment miqësie që Adelina e ka rikthyer në vëmendje si formë respekti dhe kujtimi për kolegun e ndjerë, shkruan Kosovarja.

Shumë artistë po ndajnë momente të veçanta me Shpatin.

Komento: