Festë edhe përtej kufirit, shqipet në Turqi me këngë patriotike marshuan rrugëve të Stambollit

22:56 | 29 Nëntor 2025
Festë edhe përtej kufirit, shqipet në Turqi me këngë patriotike marshuan rrugëve të Stambollit

28 Nëntori, Dita e Pavarësisë, është kremtuar me entuziazëm edhe në Stamboll, ku dhjetëra shqiptarë nga komuniteti i diasporës kanë mbushur qytetin për të festuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë.

Të mbajtur flamuj kuqezi dhe të shoqëruar nga këngë patriotike, shqiptarët e Turqisë kanë marshuar nëpër rrugët e Stambollit për të shprehur krenarinë dhe dashurinë për atdhenë.

“E festuam me krenari 28 Nëntorin! Sot u mblodhëm sepse kjo ditë është simbol i rrënjëve tona, historisë sonë dhe lirisë sonë,” u shprehën shoqatat shqiptare në Turqi, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për identitetin dhe kulturën shqiptare.

Komento: