Osmani viziton Komunën e Dragashit: Sharri ka traditë dhe potencial të jashtëzakonshme

23:26 | 29 Nëntor 2025
Osmani viziton Komunën e Dragashit: Sharri ka traditë dhe potencial të jashtëzakonshme

Presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar sot Komunën e Dragashit gjatë udhëtimit të saj nga Shqipëria. Në një postim në Facebook, ajo e ka cilësuar këtë qytet si “piktoresk” dhe ka theksuar rëndësinë e projekteve të zhvillimit për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik. Me kryetarin Bexhet Xheladini diskutuam për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë,” tha Osmani.

Ajo falënderoi kryetarin Xheladini për mikpritjen dhe vlerësoi punën e ekipit të tij, duke përfshirë anëtarët e qeverisë komunale dhe të kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet.

Komento: