Aksident trafiku në hyrje të Istogut – Tri vetura të përfshira, dy persona të lënduar

23:56 | 29 Nëntor 2025

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në hyrje të Istogut.

Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe dy persona kanë përfunduar të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 22:00 ka ndodh aksidenti. Tri vetura janë përfshirë, dy persona janë lënduar”, u shpreh Gashi.

Ai tutje njoftoi se të lënduarit janë dërguar për ndihmë në spital dhe se ekipet kompetente kanë dalë në vendngjarje.

Komento: