
Aktori i njohur, Rezart Veleshnja, ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili u varros në Tetovë, qyteti ku lindi dhe u rrit.
Veleshnja e kishte mik të ngushtë artistin, dhe emocioni ishte i dukshëm gjatë homazheve.
Në rrjetet sociale, aktori shpërndau një mesazh prekës për mikun e tij.
“Mbi tre mijë njerëz për ty o vëllai im Shpat. Kaq zemër të mirë kishe”, ka shkruar ai në Instagram.

Veleshnja shtoi më tej: “Lamtumirë Shpat”.
Ceremonia mortore u ndoq nga familjarë, miq, kolegë dhe fansa të shumtë, që erdhën për të përcjellë artistin për në banesën e fundit.

Kasapi do të mbahet mend si një nga zërat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, i cili la pas shumë hite dhe një komunitet të madh adhuruesish.
