27 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

08:26 | 02 Dhjetor 2025
27 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. Ata u vranë më 2 dhjetor 1998 nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës Studentore në Prishtinë.

Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës. Hyzri Talla ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Maliqi– gazetar, eseist dhe poet, si dhe Ilir Durmishi ishte ushtar i shquar i UÇK-së./Kosovapress

Komento: