Protesta vazhdon: Kryeqyteti mbetet edhe sot pa autobusë

08:56 | 02 Dhjetor 2025
Protesta vazhdon: Kryeqyteti mbetet edhe sot pa autobusë

Kryeqyteti do të mbetet edhe sot pa autobusë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë vazhdojnë të presin ekzekutimin e mjeteve financiare nga Komuna e Prishtinës.

Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se rikthimi në punë varet vetëm nga alokimi i borxheve të papaguara.

Protestat filluan më 24 tetor, ndërsa ka kaluar mbi një javë që gjendja vijon të mbetet e njëjtë. Elmi Gashi, përfaqësues i punëtorëve të Trafikut Urban, bëri të ditur  se protesta do të vazhdojë edhe sot nga ora 10:00.

Komento: