Postuan video në rrjete sociale duke gjuajtur me armë, arrestohen dy të dyshuar

09:26 | 02 Dhjetor 2025
Postuan video në rrjete sociale duke gjuajtur me armë, arrestohen dy të dyshuar

Dy të dyshuar janë arrestuar në Prizren. Të njëjtit kishin postuar në rrjete sociale, video ku shihen duke gjuajtur me armë.

PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Malet e Pashtrikut, Prizren / 01.12.2025 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kishin postuar video në rrjete sociale ku ata shiheshin duke shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike e kalibrit të panjohur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Komento: