Njoftimi i Policisë: Drejtori Hoxha ndan vetura për policë patrullues

11:56 | 02 Dhjetor 2025
Njoftimi i Policisë: Drejtori Hoxha ndan vetura për policë patrullues

Policia e Kosovës ka njoftuar sese këto vetura janë ndarë nga drejtori Gazmend Hoxha.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kolonel Gazmend Hoxha, ka vazhduar me mbështetjen ndaj departamenteve policore, në këtë rast të rendit publik, duke ndarë dyzet e një (41) vetura të reja, prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato Hybride dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale.”

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj qytetarëve, për forcimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit me kohë ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale.”

Komento: