Aksident i rëndë në Zvicër: Gara e 18-vjeçarit kosovar dyshohet se përfundoi me një viktimë

15:26 | 02 Dhjetor 2025
Aksident i rëndë në Zvicër: Gara e 18-vjeçarit kosovar dyshohet se përfundoi me një viktimë

Të hënën në mbrëmje, në kantonin Aargau të Zvicrës, u regjistruan dy aksidente me radhë, ku si pasojë vdiq një burrë.

Një 18-vjeçar kosovar dyshohet se  nga rajoni i Fricktal po drejtonte një BMW 330 kabriolet drejt Cyrihut kur humbi kontrollin e automjetit.

Ai doli nga rruga, u përmbys dhe u përplas me barrierën e mesit.

I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar të Bazelit.

Sipas raporteve fillestare, siç raportojnë mediat zvicerane, lëndimet e tij nuk janë serioze, ndërsa makina u shkatërrua totalisht.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por gjetjet fillestare tregojnë se shpejtësia e tepërt mund të ketë luajtur rol.

Provat sugjerojnë gjithashtu se dy automjete të tjera BMW, të drejtuara nga një zviceran 18-vjeçar dhe një italian i së njëjtës moshë, të cilët janë kolegë të të aksidentuarit, mund të kenë qenë të përfshira në incident.

Policia kantonale e Aargaut ka arrestuar përkohësisht dy shoferët e tjerë, ndërsa Zyra e Prokurorit Publik të Rheinfelden-Laufenburg ka hapur një hetim për aksidentin.

Komento: