Sekuestrohen mallra të ndryshme të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana e Kosovës

15:26 | 03 Dhjetor 2025
Sekuestrohen mallra të ndryshme të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana e Kosovës

Në pikën kufitare në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë kapur një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti. Mallrat, të vendosura në pako të ndryshme, bagazh dhe ulëset e pasme të veturës, përfshinin çanta krahu për femra dhe pantallona për meshkuj, gjithsej rreth 900 copë.

Pala nuk kishte paraqitur faturë apo dokument tjetër përcjellës, ndaj ndaj saj është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas KDAK-së, ndërsa malli është ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës thekson se vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kontrollin e mallrave në pikat kufitare, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit.

Komento: