
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur me ironi deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me zgjedhjen e Bedri Hamzës si kryetar i ri i PDK-së.
Kurti kishte komentuar se “në PDK gjithmonë kryetar është dikush që s’është”. Çitaku reagoi duke thënë se Kurti, pasi “paska e integruar Kosovën në BE e NATO, e rritur ekonominë, i ulur çmimet, i rritur pensionet dhe ndërtuar kapacitete të reja energjetike”, tani ka vendosur “t’ia qajë hallin edhe PDK-së”.