
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri ka arrestuar një punonjës të policisë pasi përplasi për vdekje me makinë një këmbësor në aksin Maliq-Lozhan, një ditë më parë.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare, raporton Shqiptarja.com.