Dridhët Serie A, ky është formacioni i Inter nën Antonio Conten

09:36 | 06 Qershor 2019

Antonio Conte ditë me parë ka nënshkruar kontratë me Interin.

Interi po përgatitet për sezonin e ri nën një trajner të ri, Antonio Conte, i cili do të kërkojë të zvogëlojë dallimin mes Juventusit dhe Napoli.

Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio janë aktive në tregun e transferimeve, duke kërkuar përforcime, me Edin Dzeko dhe Nicolo Barella duke qenë emrat kryesorë në listën e blerjeve, përcjell ORAinfo.

Sky Sport paraqiti një foto se si do të dukej ekipi i Contes nga sezoni i ardhshëm.

Krejt këto ndyshime do të ndodhin nëse klubi arrin të blejë objektivat e lartpërmendura, me përfshirjen e lëvizjes tashmë të siguruar të Diego Godin në San Siro. /ORAinfo/

Komento: