Syla e konfirmon protestën e OVL-së në Shkup: Më 13 dhjetor nga ora 13:00

10:26 | 05 Dhjetor 2025
Syla e konfirmon protestën e OVL-së në Shkup: Më 13 dhjetor nga ora 13:00

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla ka njoftuar se protesta e radhës në përkrahje të çlirimtarëve, do të mbahet më 13 dhjetor sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Ai, gjatë një konference për media tha se protesta do të nisë nga ora 13:00.

Kjo është protesta e pestë me radhë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Por nga kjo protestë është distancuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke thënë se nuk e mbështet këtë marsh.

Këtë deklaratë, e ka quajtur të papranueshme nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla.

“Ne nuk i kemi bërë ftesë zotëri Mickoskit të marrë pjesë në këtë protestë. Këto janë deklarata të ngjashme me të ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në vitin 2001, deklarata që nuk tregojnë unitet për të gjitha etnitet që jetojnë në Maqedoni të Veriut”, tha Syla.

Komento: