Abdixhiku pret ambasadorin francez, i flet për “përgatitjet e intensifikuara” për zgjedhjet e dhjetorit

13:26 | 05 Dhjetor 2025
Abdixhiku pret ambasadorin francez, i flet për “përgatitjet e intensifikuara” për zgjedhjet e dhjetorit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

LDK në njoftim tha se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi këtyre proceseve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo parti tha se Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot për “përgatitjet e intensifikuara” të LDK-së për zgjedhjet nacionale, duke theksuar mobilizimin e plotë të strukturave në nivel vendi.

Ai tha po ashtu se LDK është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zgjedhjet nacionale, duke finalizuar listën për deputetë me “figura të dëshmuara profesionale, të reja e integruese, të cilat vijnë me vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës dhe modernizimin e vendit”.

Komento: