
Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka marrë vendimin që fansat dhe ndjekësit e saj prisnin prej kohësh.
Pak javë më parë, ajo kishte ndaluar të gjitha komentet në rrjetet sociale, duke mos toleruar komentet negative, të cilat shpesh preknin edhe familjarët e saj, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi, në postimet e fundit, vërehet se Kiara ka ndryshuar qëndrim dhe tashmë i lejon ndjekësit të komentojnë, duke shfaqur një hapje më të madhe ndaj opinionit publik.
Moderatorja është e martuar me këngëtarin e njohur Luiz Ejlli dhe së bashku janë prindër të një vajze.
