Policia parandalon kontrabandimin e mbi 3.6 tonëve kafe në Leposaviq

17:26 | 05 Dhjetor 2025
Policia parandalon kontrabandimin e mbi 3.6 tonëve kafe në Leposaviq

Policia e Kosovës në veri, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra sot në fshatin Joshanicë të komunës së Leposaviqit, afër vijës kufitare me Serbinë.

Sipas njoftimit të policisë, njësitë e angazhuara kanë ndaluar një furgon me targa të Serbisë, i cili dyshohej se po transportonte mallra të kontrabanduara.

“Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 62 thasë të mbushur me kafe, me peshë totale rreth 3,600 kilogramë. Kjo sasi e kafes dyshohet të ketë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar një person i dyshuar lidhur me rastin. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa furgoni dhe malli janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Komento: