Publikohen fotografi të hershme të Dolces, dikur me flokë të errët

18:50 | 05 Dhjetor 2025

Hyrja e Dolces në shtëpinë e “Grande Fratello” ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm në mediet italiane, të cilat menjëherë kanë nisur të hulumtojnë të shkuarën e saj për të zbuluar më shumë rreth jetës dhe transformimit të saj.

Ndërkohë që publiku italian dhe ai shqiptar prej kohësh është mësuar ta shohë me pamjen e saj ikonike bionde dhe me flokët e shkurtër një stil që është bërë tashmë pjesë e identitetit të saj televiziv fotografitë e hershme nxjerrin në pah një Dolce krejtësisht të ndryshme.

Së fundmi, disa portale dhe revista italiane kanë publikuar imazhe nga arkiva, ku Dolce shfaqet e re, me flokë të gjatë dhe të zinj, një pamje që vështirë se do të lidhej me atë që publiku njeh sot.

Në disa prej fotografive, ajo shihet e veshur me stil më të thjeshtë, ndërsa në të tjera paraqitet në kombinime më klasike, duke reflektuar faza të ndryshme të stilit të saj personal para se të bëhej pjesë e skenës mediatike.

Këto publikime kanë nxitur diskutime të shumta rreth transformimit të saj estetik, një proces që duket qartë se ka qenë gradual, por tejet i dukshëm.

Ndryshimet në pamjen e Dolces kanë bërë që shumë ndjekës të reagojnë me habi, ndërsa të tjerë e shohin këtë si një shembull të evoluimit të imazhit publik dhe guximit për të përqafuar stilin që ajo ka sot.

Pavarësisht pamjes së atëhershme, një gjë mbetet e sigurt: Dolce edhe jashtë ndryshimeve estetike ka qenë gjithmonë një figurë që tërheq vëmendje dhe hyrja e saj në “Grande Fratello” vetëm sa e ka rritur këtë kureshtje.

Në ditët në vijim, me shumë gjasë, priten edhe më shumë reagime dhe zbulime rreth jetës së saj para famës.

Komento: