U përfol se ka një fëmijë jashtëmartesor me një serbe, reagon gruaja e Labinot Rexhës – sqaron se si qëndron e vërteta

20:19 | 05 Dhjetor 2025

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka një fëmijë jashtëmartesor.

Lidhur me këto pretendime, bashkëshortja e tij, Laureta Hoxha, ka dalë sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova për t’i mohuar ato njëherësh.

Laureta sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”. Ajo theksoi se në fakt, nëna e fëmijës ka kërkuar ndihmë për të gjetur babain biologjik dhe, duke mos e gjetur atë, është drejtuar tek Labinoti vetëm për shkak të mbiemrit.

“Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përveç që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ajo ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijës së vet”, tha Laureta gjatë intervistës.

Ajo shtoi gjithashtu se babai i vërtetë i fëmijës është një familjar nga Rahoveci, po ashtu me mbiemrin Rexha, duke e përjashtuar çdo lidhje tjetër me Labinotin.

Ky sqarim vjen për të qartësuar keqkuptimet që janë përhapur në media dhe rrjetet sociale rreth jetës private të banorit të “Big Brother VIP Kosova 4”.

Komento: