
Në edicionin e së premtes të “Big Brother VIP Kosova 4”, banorët patën një surprizë të veçantë, kur Dolce realizoi një lidhje direkte nga dhoma e rrëfimit në “Grande Fratello” me shtëpinë e “BBVK”.
Megjithëse në formatin italian, Dolce kishte deklaruar se është beqare dhe nuk ka lidhje me asnjë banor të “BBVK”, në transmetimin e së premtes ajo u shpreh: “Zemrën e kam ende aty”, duke lënë të kuptohet qartë se fjalën e kishte për Edin.
Gjatë lidhjes, ajo pati mundësinë të flasë shkurt me Edin, ku të dy shkëmbyen disa fjalë të ëmbla dhe shprehje dashurie, duke rikthyer emocionet e fansave të çiftit dhe duke ndezur interesimin për zhvillimet e ardhshme brenda shtëpisë.
Ky moment u prit me entuziazëm nga publiku dhe komentet në rrjetet sociale, duke e bërë këtë lidhje të një prej çasteve më të përfolura të spektaklit të së premtes.
