Shkëmbimi i merkatos së janarit: De Vrij bëhet Biankoner, ylli i Juves te Interi

10:37 | 06 Dhjetor 2025

Bomba e merkatos së janarit, Inter dhe Juventus kanë gati super shkëmbimin.

Stefan De Vrij pritet të largohet nga Interi në merkaton e janarit falë një super shkëmbimi, raporton Calciomercato.

Sipas Calciomercato, Spalletti ka kërkuar drejtuesve të Juves afrimin e De Vrij si një zgjidhje e përkohshme për repartin e mbrojtjes, ndërsa te Interi do të transferohet Joao Mario.

Portugezi mund të luajë në të gjitha pozitat nga krahu i djathtë dhe zikaltërit e kanë piketuar si përforcimin e duhur pas lëndimit të Dumfries dhe Darmian.

Komento: