
Duket se edhe një lojëtar po largohet nga Chelsea.
Alvaro Morata ka zbuluar vështirësitë që ka pësuar te Chelsea dhe dëshiron me çdo kusht që Atletico të nënshkruajë me të në mënyrë që ai të mos kthehet në ‘Stamford Bridge’.
26-vjeçari ka nënshkruar për ‘Blutë’ nga Real Madrid në vitin 2017 edhe pse e kishte të vështirë të bënte impakt në Premierligë, duke shënuar 16 gola në dy sezonet e njëpasnjëshme para se të kalonte te Atletico në vitin 2019.
‘Los Colchoneros’ e transferuan Moratan në formë huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit, opsion që sulmuesi spanjoll dëshiron të zbatohet sa më shpejtë nga klubi i Madridit, transmeton lajmi.net.
Ai tha për Goal: “Unë kisha humbur besimin në veten time më parë. Unë u mërzita shumë nga mendimi i njerëzve në Angli. Mendoj se ata më kapën në mes të gjithçkaje”.
”Unë nuk u ndjeva shumë i dashur apo vlerësuar nga klubi apo tifozët. Fillova shumë mirë te Chelsea, por një lëndim më mbërtheu”.
”Po aq keq sa kam qenë, unë ende shënova 15 gola dhe fituam FA Cup… por isha jashtë Kupës së Botës dhe për mua kjo ishte gjëja më e vështirë që mund të më ndodhte në jetën time”.
”Tashmë, të nënshkruajë për Atleticon është gjëja më e mirë që mund të më ndodhë”, përfundoi ai.