
Në aktakuzën e ngritur për sulmin në Ibër-Lepenc, të cilën mediat e kanë siguruar, një fakt jashtëzakonisht interesant është edhe ekzaminimi i bisedave në Facebook. I akuzuari Jovan Viçentijeviq e kishte hapur një grup në Facebook, me shtatë anëtarë.
Prokuroria Speciale ka ekzaminuar bisedat në atë grup, dhe përveç detajeve inkrimunuese në rastin e sulmit në Ibër-Lepenc, del se në këtë grup ishte edhe personi Zhivlo Jaksiç. I njejti me datë 24 shtator të vitit 2023, kur ndodhi sulmi në Banjskë ishte i pranishëm aty.
“I pandehuri Jovani, nga numri i telefonit ######## në aplikacionin viber, ka pranuar një fotografi të lokacionit, përmes google maps, të bërë në një distancë të afërm kohore me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, kurse në bazë të kohës, 11:56:39 se kur është dërguar fotografia, nënkupton se personi Zhivko Jaksiç ka qenë pjesëmarrës në sulmn terrorist dhe se lokacioni i është dërguar me qëllim të ofrimit të ndihmës për largim nga ajo zonë”.
Në aktakuzë paraqiten edhe fotografitë të lokacionit të asaj nate, si dhe bisedat në facebook e viber./Gazeta Nacionale