“Do të jetë sërish ferr dhe Ibër i përgjakur”: Qysh folën në Telegram të akuzuarit para sulmit në Ibër-Lepenc

17:56 | 09 Dhjetor 2025
“Do të jetë sërish ferr dhe Ibër i përgjakur”: Qysh folën në Telegram të akuzuarit para sulmit në Ibër-Lepenc

Nga aktakuza për sulmin në Ibër-Lepenc është zbuluar edhe një grup në rrjetin social Telegram, aty ku sipas aktakuzës të përpiluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, paralajmëroheshin edhe sulmet para Ibër-Lepencit si dhe veprime të tjera destrkutive të këtij grupi. Por, ajo që është edhe më interesante në këtë pjesë të aktakuzës është se edhe sulmi në Ibër-Lepenc u paralajmërua.

“Do të jetë sërish ferr dhe Ibër i përgjakur, kur të zbresin ujqërit nga bjeshkët Serpe”, kjo është postuar në këtë grup 17-18 orë para sulmit tërrorist në Ibër-Lepenc.

Në aktakuzë janë paraqitur edhe fotografi të këtij paralajmërimi.

Komento: