Mblidhet KQZ-ja – Pritet certifikimi i kandidatëve, listës votuese dhe vendimi për qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike

09:56 | 10 Dhjetor 2025
Mblidhet KQZ-ja – Pritet certifikimi i kandidatëve, listës votuese dhe vendimi për qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite pritet të shqyrtohen dhe vendosen shumë çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se në këtë mbledhje ky institucion pritet të vendosë për rekomandimin për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu, sipas tij, në rend dite është edhe certifikimi i listës së votuesve brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit si dhe do të trajtohet rekomandimi për qendrat e votimit dhe numri i vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike.

Komento: