
Pep Guardiola ka befasuar të gjithë, pasi nuk është paraqitur në konferencën për media para ndeshjes së vikendit ndaj Crystal Palace-s.
Befasisht para gazetarëve doli legjenda, Kolo Toure, shkruan Indeksonline.
Toure është asistent i Pepit dhe ai tregoi arysen pse trajneri mungon.
“Pep Guardiola është mirë, mungesa e tij është për shkak të një çështjeje të vogël personale. Ai do të jetë në stol kundër Crystal Palace-s”, u shpreh Toure
Toure foli edhe për ndeshjen ndaj Crystal Palace-s dhe tha se do të përballen me një kundërshtar të fortë.
“Crystal Palace është një skuadër shumë e fortë, e vështirë për t’u thyer. Por, fokusi është ta bëjmë futbollin tonë”, vazhdoi Toure.
Kujtojmë se Manchester City në Premier League rikthehet pas një fitoreje të madhe në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit në UEFA Champions League.